May 14, 2024
Maqedoni

Shkup, shoferi 81 vjeçar përplasi me veturë një këmbësor

Më datë 20.03.2024, në ora 14:15 në Shkup, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Metodia Andonov Çento” me rrugën “Maxhari” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A. (81) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin me iniciale M.U.(65) nga Shkupi. Këmbësori me lëndime të rënda fizike është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Sveti Naum Ohridski”, transmeton Lideri.mk.

MPB njoftoi se po punohet në ndriçimin e rastit./Lideri