May 9, 2024
Maqedoni

ASH-AAA: SHBA konfirmoi thëniet tona të vazhdueshme për dështimin e qeverisë LSDM-BDI

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportet për klimën investuese, ku thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në zbatimin i ligjeve anti-korrupsion ka qenë e dobët në disa momente dhë në mënyrë selektive synon kritikët qeveritarë dhe shkelësit e nivelit të ulë. Sipas raportit të DASH, në përgjithësi në vendin tonë është e lehtë të udhëhiqet bizenes dhe kornizat ligjore në masë të madhe janë në pajtim me standartet evropiane, por korruspsioni është problem i vazhdueshëm për vendin tonë. Në këtë raport gjithashtu është cekur se ka pasur akuza të besueshmë në korrupsion në polici, gjyqësi dhe sektorë të tjerë.

Departamenti Amerikan i Shtetit

“Komisioni aktual për luftë kundër korrupsionit, i emëruar në shkurt 2019, ka rifilluar punën e tij pas miratimit të legjislacionit të ri anti-korrupsion në janar 2019, dhe ka qenë veçanërisht proaktiv që nga ajo kohë. Komisioni ka nisur një numër hetimësh të lidhura me korruspionin, duke u përqëndruar në zyrtarë të lartë në spektrin politik, për nepotizëm të pretenduar dhe konflikt interesi”.

Lidhur me këtë raport ka reaguar edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilët u shprehën se me këtë raport janë konfirumuar konstatimet e tyre që për vite me radhë sa vijnë e forcohen me dëshmi dhe skandale të shumta nga ana e kësaj Qeverie, LSDM-BDI.

Koalicioni Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Ky realitet i hidhur vjen si rezultat i udhëheqjes së vendit nga zyrtarë të korruptuar edhe nga qeveritë e kaluara dhe që vazhdojnë të njëjtën metodë të punës ta zbatojnë edhe më tej. DASH konstaton edhe një fakt të rëndësishëm. Në raport thuhet se ka ligje pozitive në përputhje me legjislativën evropiane që mundësojnë klimë për biznes të lehtë, por korrupsioni mbetet problem. Kjo dëshmon poashtu se në Maqedoninë e Veriut nuk janë problem ligjet, por zbatuesit e ligjit. Kjo dëshmon se problemet me krimin, korrupsionin dhe stagnimin e shtetit nuk zgjidhen me reforma ligjore, por me ndryshimin e strukturës qeverisëse të vendit, e cila ka kapur institucionet në përgjithësi dhe drejtësinë në veçanti”.

Raporti gjithashtu theksonte se transparenca internacionale e ka renditur Maqedoninë në vendin e 111-të nga 180 vende, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në vitin 2020, që është një rënie prej pesë vendeve, për shkak të mungesës së përpjekjeve të Qeverisë për të lufutar korrupsionin dhe konfliktin e interesit në administratën publike.