May 15, 2024
Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë miraton masat e reja anti-COVID

Shkup, 17 gusht – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 99-të miratoi masat më të reja dhe protokollet për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga coronavirusi.

Sipas rekomandimeve, Qeveria mori vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste (aheng, festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive) të ketë të paktën një nga këtu dokumente:

– Vërtetim për vaksinim për COVID-19, përkatësisht të ketë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës

– Vërtetim se je infektuar nga COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke e përllogaritur ditën e shërimit.

Kjo masë vlen për çdo lloj ngjarje në hapësira të hapura ku ka më shumë persona si dhe për hyrje në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.