April 27, 2024
Maqedoni

Shkup, këshilltari shqiptar e ka kërcënuar kryetarin nacionalist maqedonas: “Do ta thyej qafën”!

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka thënë se një këshilltar nga komuna e Butelit nga Alternativa në seancën e djeshme i është drejtuar gjatë seancës së këshillit me fjalët: “Nëse vazhdon kështu, do tu thyhet qafa”.

– Këtë e theksoi këshilltari në komunën e Butelit, përfaqësues i partisë politike Alternativa, në seancën e djeshme të këshillit, ai ishte duke lexuar një letër të shkruar nga dikush tjetër dhe në këtë mënyrë më drejtohej mua. Kur e pyeta se çfarë do të thoshte, ai filloi të përsëriste se ishte një metaforë”, tha Kostovski.

Komuna Butel jozyrtarisht ka gati 50 për qind popullsi shqiptare, kurse kryetari Kostovski që vjen nga VMRO-DPMNE, dëshiron që shumë rrugëve në këtë komunë tua heqë emrat shqiptar dhe t’i kthejë emrat e tyre maqedonas dhe serbë.