May 6, 2024
Shqipëri

Peka pyet ithtarët e Ballkanit të Hapur: Dështoi SHBA me “Open Ballkan” apo ishte një projekt Rama-Vuçiç?

Analisti i njohur Çim Peka ka reaguar pas njoftimit të Ramës për tërheqje nga ‘Open Balkan’. Në një reagim në Facebook, Peka kujton se kur Berisha organizonte protesta kundër Open Balkan, lëpirësit e Ramës dhe Kim thonin se po protestonte kundër SHBA-ve.

Në fund Peka ngre një pyetje e cila duket u drejtohet ithtarëve të Open Balkan: “Dështoi SHBA me “Open Ballkan” apo ishte një projekt Rama-Vuçiç dhe dështuan këta dy idhtar të Kremlinit?“

Postimi i plotë i Pekës:

Kur Sali Berisha organizoi proteste kunder “Open Ballkan” ne Tirane, lepireset e Kimit dhe lepiresit e Rames thane qe ishte proteste kunder SHBA pasi ishte projekt i tyre.

Sot Rama deklaroi deshtimin dhe mbylljen e “Open Ballkan”.

Pyetje: Deshtoi SHBA me “Open Ballkan” apo ishte nje projekt Rama-Vucic dhe deshtuan keta dy idhtar te Kremlinit?