April 27, 2024
Maqedoni

Shkup, e punësuara në spitalin “8 Shtatori” blinte gjëra me kartelën e pacientit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se shkupjanja 53-vjeçare S.S., punonjëse në Spitalin Qytetit “8 Shtatori” ka pranuar se ka keqpërdorur kartelën pagesore të pacientit. Nga MPB thonë se ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal,

“Ajo dyshohet se nga S.M., deri sa ai ka qenë për mjekim në spital, ajo i ka marrë një kartë pagese dhe ka bërë pazar në disa objekte të shitjes, pas çka ia ka kthyer kartën. Në bisedë zyrtare ajo ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.