Bashkëshortët nga Shkupi, të cilët janë në procedurë divorci, kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici për sulm fizik, pas një incidenti në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit.

Siç informon MPB-ja, mbrëmë në orën 19:40, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 50-vjeçar nga Shkupi.

Policia ka vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 15:00, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit, 50-vjeçari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare, me të cilën është në procedurë divorci.

Nga ana tjetër, edhe 50-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e cila, sipas denoncimit të tij, ka hedhur sende të ndryshme në drejtim të tij.

" "

Nga MPB-ja informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

sqShqip