April 26, 2024
Sport

Shkëndija e nis me humbje, mundet nga Mura e Sllovenisë

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me humbje aventurën evropiane, pasi u mund 1:0 nga Mura në ndeshjen e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, njofton SHENJA. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 28-të, kur arbitri kryesor akordon penalti, pasi Paviq krijon faul në zonë, ndërsa Bobiçaneq shënon nga pika e bardhë për epërsi 1:0. Në kohën shtesë Shkëndija kishte mundësi të mirë për të barazuar shifrat, mirëpo Besart Ibraimi nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e trajnerit Gjoka krijuan shumë raste për gol, mirëpo nuk arritën që të shënojnë golin e barazimit. Ndeshja e kthimit në mes Mura dhe Shkëndjës së Tetovës luhet 1 javë më vonë në Slloveni me fillim në orën 20:00. /SHENJA/