May 3, 2024
Sport

Fundjavë sjell xhiron e 13-të në Ligën e Parë

Elita e futbollit vendor të shtunën dhe të dielën do të sjell ndeshjet e xhiros së 13-të në program.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, përderisa dy takime e tjera mbyllin këtë xhiro të dielën. Në program të ditës së nesërmje janë ndeshjet Voska Sport – Brera, Tikveshi – Gostivari, Bregallnica – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Rabotniçki – Sileksi.

Ndërkohë të dielën janë rezervuar dy derbi. Në Çair Shkupi do të përballet me rivalin e vjetër të kryeqytetit, Vardarin, përderisa kampionët në fuqi, Struga do të pret në shtëpi, Shkëndijën e Tetovës. Të gjitha takimet e xhiros së 13-të në elitën e futbollit vendor, zhvillohen nga ora 13:00.