Në Bursa të Türkiyes filloi seminari treditor “Mektebi – Nëna e Edukimit”, organizuar nga Myftinia e Shkupit dedikuar mualimeve që veprojnë në mektebet e saj.

Seminari, i cili filloi sot, më 13 shtator 2026, u hap me leximin e Kuranit Famëlartë nga hfz. Nehal Osmani, ndërsa u moderua nga mualimja Nermine Nuhiju.

Në emër të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, u uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmeve dhe bëri hapjen zyrtare të seminarit.

Në kuadër të ditës së parë u zhvilluan dy seanca. E para me temë “Bursa – Qytet i Qytetërimit dhe i Shpirtërores”, ndërsa e dyta me temë “Në gjurmët e një Qytetërimi – Marrëdhëniet Turko-Ballkanike”, të ligjëruara nga dr. Seda Şahin Ahmetaj.
Ligjëratat u përkthyen në gjuhën shqipe nga mr. Semra Kurtish, redaktore e revistës për fëmijë pranë Myftinisë së Shkupit “Hënëza”.

" "

📜 Në përfundim të dy seancave, hfz. Kadrije Sulejman, përgjegjëse e Institutit të Hifzit “Bezisten” dhe anëtare e Kuvendit të Myftinisë së Shkupit, në emër të Myftiut falënderoi ligjëruesen dhe i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë.

🏛️ Krahas seminarit, gjatë ditës mualimet vizituan edhe Muzeun Panoramik të Bursës, ku patën mundësi të njihen më nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë osmane të këtij qyteti.

🤲 Lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shpërbenë të gjithë përkrahësit dhe pjesëmarrësit, si dhe Myftininë e Bursës për bashkëpunimin në realizimin teknik të këtij seminari.

#NëShërbimTëJetësFetare

sqShqip