Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, zbuloi se aksioni i sotëm policor është për shkak të pagesës së dyfishtë të shërbimeve shëndetësore nga ana e spitalit “Sante Plus”. Për një operacion sysh, shërbimi paguhej një herë nga Fondi dhe herën e dytë vetë pacienti. Dhe kjo bëhej në mënyrë masive. Janë përfshirë edhe shkelje të tjera, por kjo ka qenë më masivja.

– Bëhet fjalë për disa lloje shkeljesh, një nga më masivet është pagesa e dyfishtë e pacientëve, respektivisht janë marrë para nga Fondi për një shërbim të caktuar për të cilin ka kontratë dhe ai shërbim, nën mbulesa dhe arsyetime të ndryshme, u është faturuar pacientëve. Në aksion është përfshirë një institucion shëndetësor privat që kishte kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor dhe disa persona nga Fondi. Bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Shpresoj se MPB-ja së shpejti do të dalë me më shumë detaje. Mund vetëm ta konfirmoj aksionin, të konfirmoj bashkëpunimin dhe të shpreh falënderim të madh për këmbënguljen dhe durimin e punonjësve të MPB-së dhe Prokurorisë Publike, që më në fund një nga situatat në të cilat kemi punuar gjatë dy viteve të kaluara po vjen deri në një lloj përfundimi, të paktën sa i përket faktit se do të ketë kallëzime penale dhe procedurë gjyqësore – tha Klekovski.

sqShqip