May 12, 2024
Maqedoni

Shiu sërish nxjerr në shesh pisllëqet në Çair (FOTO)

Ka mjaftuar një shi mesatar në Shkup që të dalin në shesh edhe një herë kushtet mizore infrastrukturore në të cilat jetojnë banorët e Çairit. Lagje të tëra janë përmbysur nga uji, ndërsa shumë familje janë detyruar të heqin ujin me kovë nga oborret dhe dhomat e tyre. Edhe pas 4 mandateve të BDI-së në Çair, banorët e kësaj komune urbane detyrohen të përballen me probleme nga shekulli i kaluar. Banorët komentojnë se realiteti është shumë më ndryshe nga ajo që paraqitet si makijazh fushate nga Visar Ganiu. Ata thonë se Ganiu dhe bashkëpartiakët e tij, nuk kanë as dije dhe as vullnet që të zgjidhin problemet esenciale të Çairit.