May 2, 2024
Maqedoni

Idrizi premton sportele elektornike, kandidati i ASH-AAA takohet me qytetarët e Likovës

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për Likovën, Arsim Idrizi, mbrëmë ka takuar mbështetësit në këtë komunë në të cilën kërkon besimin e qytetarëve. U shpreh se Likova është ndër komunat e rralla që asnjëherë nuk e ka shijuar menaxhimin nga partitë e tjera, se është lënë pas dore, ndërsa premtoi se do të punojnë me përkushtim që Likovën ta kthejnë në duart e qytetarëve.

“Ne vijmë në Komunë të Likovës për të ofruar master-planin për një Likovë të re. Ne vijmë në krye të Likovës që ta bëjmë komunën më të sigurt. Ne vijmë në komunë për të ndërtuar çerdhen e cila është surprizë për qytetarët e fshatit Vaksincë. Ne vijmë në Likovë që të mundësojmë sportele elektronike 24 orë për shërbime administrative komunale”, deklaroi Arsim Idrizi – kandidat i ASH-AAA për Komunën e Likovës./TV21