May 17, 2024
Maqedoni

Arianit Hoxha distancohet nga “blloku opozitar”, mund t’i bashkangjitet edhe një deputet?!

Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa përmes një njoftimi në facebook, njofton se distancohet nga te gjitha veprimet e “bllokut opozitar”.

Postimi i Hoxhes:

“Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkëudhëtarë në rrugëtimin tonë politik.
Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlersuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar”.

Burime të portalit Lideri.mk kanë njoftuar se Hoxhës në rrugëtimin politik mund t’i bashkangjitet edhe një deputet, por pa treguar emrin dhe nëse bëhet fjalë për deputet të Lëvizjes Besa, ose nga ndonjë parti tjetër. Poashtu këto burime nuk kanë bë të ditur se në çfarë drejtimi do lëvizë aktiviteti politik i Hoxhës, duke paralajmëruar detaje ditëve në vijim. /Lideri.mk