June 26, 2024
Maqedoni

Shënohet Dita botërore e shakasë, fëmijët maskohen me personazhet e preferuara

1 Prilli do të festohet sot me disa manifestime. Njihet si dita kur bëhen shaka dhe tradicionalisht më të rinjtë maskohen me personazhet e heronjve të tyre të preferuar nga filmat vizatimorë dhe zgjidhen maskat më të mira.
Pothuajse në çdo komunë organizohen evente për të shënuar Ditën e shakave. 1 Prilli nuk është festë kombëtare, por kudo festohet si një ditë kur shumë njerëz bëjnë shaka të ndryshme. Tradicionalisht, në disa vende si Kanadaja, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut, shakatë vazhdojnë deri në mesditë. Në vende të tjera si Franca, Italia, Koreja e Jugut, Japonia, Rusia, Holanda, Gjermania, Brazili, Irlanda, Australia  dhe ShBA, batutat zgjasin gjithë ditën.