May 10, 2024
Maqedoni

MKD: Davkova bindshëm para Pendarovskit, Osmani pak para Taravarit

Shkup, 1 prill – Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit, ka përparësi bindëse ndaj kandidatit të LSDM-së dhe presidentit aktual të shtetit, Stevo Pendarovski. Qytetarët duket se nuk janë të kënaqur me punën e presidentit aktual dhe në shkallën nga 1 deri në 10 e kanë vlerësuar me 4.02. Kjo është pjesë e rezultateve të anketës telefonike të realizuar me 1200 të anketuar nga agjencia Market Vision nga 15 deri më 24 mars, me porosi të redaksisë së MKD.mk.
Tw pyetur se sa e rëndësishme është pozita e kryetarit të shtetit në Maqedoni, 59,4 nga të anketuarit janë përgjigjur se është shumë i rëndësishme, ndërsa për 8,5 për qind ai post është i parëndësishëm.

Vlerësimi për punën e presidentit aktual të shtetit Stevo Pendarovski në shkallë nga 1 deri në 10 është 4,02. Kjo notë për punën e Qeverisë është 3.03. Pakënaqësia me punën e Pendarovskit vërehet edhe në përgjigjen e pyetjes se a e meriton mandatin e dytë – “jo” janë përgjigjur 63,3%, ndërsa “po” janë përgjigjur 22,3%.

Interesimi i qytetarëve për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit është i dukshëm. Për dallim nga zgjedhjet parlamentare, ku 66,6 për qind e qytetarëve shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në zgjedhje, në zgjedhjet për kreun e shtetit do të merrnin pjesë edhe 72,1 për qind e qytetarëve.

Sipas anketws, përparësia e Siljanovska-Davkovws ndaj Pendarovskit është gati 2:1. Interesant është dueli mes kandidatëve në bllokun shqiptar, Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Për Osmanin si kandidat të koalicionit të BDI-së do të votonin 7.9%, ndërsa Taravarin si kandidat të opozitës shqiptare 5.8%. Kandidati presidencial i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, është i pozicionuar me 6,9 për qind të anketuarve, që nënkupton vendin e tretë në mesin e kandidatëve maqedonas. Në përgjigjen e lirw të anketës se cilit politikan i besojnë mw shumw, Dimitrievski është edhe para Pendarovskit.

Anketa tregon bindje të lartw të qytetarëve se Gordana Siljanovska-Davkova do të fitojë zgjedhjet presidenciale. E në pyetjen nëse Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski do të kalojnë në raundin e dytë, qytetarët prioritet i japin fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së.

Anketa është kryer nga data 15 deri më 24 mars 2024 duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike, në një kampion prej 1200 të anketuarve (gabim statistikor: 3%; intervali i besueshmërisë: 99%).
Mostra është përfshirëse në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021./Zhurnal