May 19, 2024
Maqedoni

Xhepçishti dhe shqiptarët humbën një intelektual të devotshëm!

Shkruan: Izet Zeqiri, rektor në UNT, Shkup

I indinjuar nga ikja në amshim e intelektualit, gazetarit, mikut tim, bashkëvendasit nga Xhepcishti, njeriut të lapsit Nazif Zejnullahu; misioni jetik i së cilit ishte drejt së vertetës, drejt të bukurës gjuhë, drejt një gazetarie jo të lehtë, duke bërë që shkrimet e tij për realitetin shqiptarë në RMV, sot të ngelen fakte për veprimtarinë dhe jetesën e shqiptarëve në këtë vend.

Komunikimi im me Nazifin ka qenë i vazhdueshëm e nga të pakët e këtij lloji.
Fjala e tij peshonte tek une ashtu siç dhe mundi i tij në një nga misionet e mia jetike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Falë Nazifit “Dy vjet deputet” gjendet në biblotekën e politikëbërjes shqiptare.
Në moshë shumë vitale , shqiptarët humbën njohësin më të mirë të letrave shqipe.
I qoftë dheu i lehtë, e kontributi i tij në shoqëri ju bëftë dritë!