Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zbatimin e vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Shasivari theksoi se respektimi i këtij ligji është obligim ligjor dhe një garanci për sundimin e së drejtës, sigurinë juridike dhe trajtimin e barabartë të çdo qytetari para institucioneve.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për forcimin e mekanizmave që sigurojnë zbatimin e plotë të dispozitave ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore”, u shpreh ministri.

Ai bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës do të thellojnë koordinimin dhe bashkëpunimin institucional, me qëllim që Ligji për përdorimin e gjuhëve të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase në të gjitha institucionet shtetërore.

" "
sqShqip