May 18, 2024
Maqedoni

Sërish shtrenjtim, 1 litër benzinë bëhet 92,5 denarë

Benzina EUROSUPER BS – 98 prej mesnatës shtrenjtohet për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta. Kjo u vendos sot në Komisionin rregullator të Energjetikës (KRRE).

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 98 do të jetë 92,5 denarë për një litër. EUROSUPER BS – 95 edhe më tej do të shitet për 90 denarë për një litër, EURODIZEL BS (D-E V) për 86, Esktra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 85 denarë për një litër, ndërsa Mazuti M-1 NS për 47,304 denarë për një kilogram.