May 5, 2024
Kolumna

Serbia nuk don normalizim të mardhënieve me Kosovën

Ejup Berisha

Kuvendi i Serbisë paska votuar Rezolutë kundër njohjes së subjektivitetit politik dhe juridik të Republikës së Kosovës. Kjo në fakt nuk është ndonjë risi nga ana e Beogradit zyrtar sepse faktorët politik atje në vazhdimsi e mohojnë faktorizimin e Kosovës si shtet dhe atë që nga vitet e 90-ta e më pas edhe pas vitit 2008 kur ky entitet i dytë shqiptar u shpall shtet dhe u njoh nga shtetet më të mëdha dhe më me ndikim të botës si SHBA-të dhe shtetet më me ndikim të BE-së si Gjermania,Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Fakti që Serbia këmbëngul që mos ta njoh subjektivitetin e Kosovës është brengosës për stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe të shteteve të rajonit në përgjithësi sepse votimi i rezolutës së fundit nga Kuvendi i Beogradit është dëshmi se Serbia nuk është jo vetëmse e gatshme por ajo nuk është edhe e vullnetshme për arritje të marrvrshjes për normalizimin dhe për stabilizimin e mardhënieve me fqiun e saj Republikën e Kosovës.

Kjo gjithashtu dëshmon se se Serbia don ta vazhdon edhe më tej agjendën separatiste dhe nacionaliste të saj ndaj Kosovës. Do të thotë se Beogradin nuk e kënaq një marrveshje me të cilën kjo do ta njihte pavarsinë e Kosovës edhe de-jure sepse njohja de-fakto e Kosovës nga Serbia është bërë nga viti 2013, që nga koha kur të dyja shtetet në Bruksel i kanë filluar bisedimet trepalëshe në nivel zyrtar për normalizimin e mardhënieve të tyre. Do të thotë se Beogradi zyrtar me këtë aktin e fundit të Kuvendit të Serbisë është shprehur kundër të gjitha marrveshjeve të mëparshme të arritura në Bruksel me Kosovën por edhe kundër marrveshjes së fundit Europjane që duhet të arrihet së shpejti mes Serbisë dhe Kosovës. Me këtë aktin e fundit pra Serbia largohet edhe më tej tendencave për antarsimin e saj në Bashkimin Europjan, meqë mu normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është njëri prej kushteve kryesore që Republika e Serbisë të mund ti fillon bisedimet me BE-në dhe ajo të bëhet shtet anëtar i saj. Tanimë të gjithë faktorëve politik në Bruksel dhe në Uashington duhet tu bëhet e cartë se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të mardhënieve me Republikën e Kosovës dhe për njohje reciproke Serbi-Kosovë.

Dhe se përsëris Serbia don ta vazhdon konfliktin e ngrirë me Kosovën derisa nuk arrin ta realizoj agjendën separatiste dhe nacionaliste të saj.

Miratimi i rezolutës nga ana e Kuvedit të Serbisë në raport me mosnjohjen e subjektivitetit të Kosovës është shqetësues por nuk është qështje për tu vajtuar sepse Kosova ka një numër të konsiderueshme të njohjeve ndërkombëtare që nuk e rrezikojnë subjektivitetin e saj shtetror, por akti i fundit i Kuvendit të Serbisë do ta shtyej afatin për antarsimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara-OKB dhe në organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare ku Kosova nuk është akoma anëtare e tyre për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të Serbisë.Tani më duket se ka ardhur koha të kuptohet se kush është faktor jo serioz dhe tendencioz në rajon.