May 15, 2024
Kolumna

Supermarketi “Maqedonia e Veriut”, vendi ku mund të bleni falje dhe amnisti

Shkruan: Ejup Berisha

Shteti nuk guxon te shëndrrohet në market por disa individ RMV-në e kanë shëndrruar në Jumbo market. Ky objekt tregtar afarist RMV po punon me super fitim jo për të gjithë qytetarët por vetem për politikanët, për hajdutët, për matrapazët dhe për laviret. A ju kujtohet kur më parë thonin se Zvicrra po funkcionon tip top si shtet sot më tip top se Jumbo marketi i njohur si RMV nuk funkcionon asgjë apo asnjë shtet tjetër në botë. Gëzohuni shumë jo ju qytetar të ndershëm dhe të matur të këtij Jumbo market shteti por le të gëzohen ata që i përmenda më siper. Ne Jumbo market politikanët,hajdutët, matrapazët dhe laviret gjithçka mund të gjejnë, këta në të mund të marrin e jo të blejnë: 1.Falje, 2.Amnisti, 3.Liri, 4.Prestixh dhe 5. Autoritet. Këto gjëra themë këta i marrin e nuk i blejne a e dini pse sepse të njëjtat ndodhen me bollëk ne Jumbo marketin tonë i cili lirisht mund të quhet gjithçka por jo edhe shtet. Kjo për shkak të super kërkesave të pakufishme të politikaneve, hajdutëve, matrapazëve dhe lavireve. Këta me super kërkesat e tyre do ta bankrotojnëJumbo marketin Republikën e Maqedonisë së Veriut.Edhe njëher shteti nuk guxon të shëndrrohet në Jumbo market por disa individ shtetin tone RMV-në e kanë shëndrruar në një objekt të tillë Shkrimin e shkrova në shenjë revolte nga ndryshimet e fundit të cilat u bënë së fundmi në Kodin penal të vendit tonë. Ndryshime me të cilat një numër i konsiderueshëm i politikanëve vendor do të lirohen nga ndjekja apo nga përgjegjsia penale për krime të rënda dhe për korrupcion të lartë.