April 30, 2024
Rajon - Botë

Serbët lokal nisen drejt Beogradit për të votuar, krijohen kolona të gjata në kufi

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar mëngjesin e sotëm në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto kolona janë krijuar për shkak se qytetarët serb lokalë po shkojnë për të votuar në Serbi, ku sot po mbahen zgjedhjet.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më të gjata vërehen në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas raportit të fundit të kësaj qendre, në Jarinjë kolona në dalje është 5 mijë metra dhe pritjet janë deri në 2 orë.

Po ashtu edhe pikën kufitare Dheu i Bardhë kolona në dalje është 1 mijë metra dhe pritjet janë gjithashtu 2 orë.