May 15, 2024
Kosovë

Era shtet: Dështojnë bllokadat e serbëve, kryetari i Zubin Potokut hyri në ndërtesën e Komunës (FOTO/VIDEO)

15:43 -Protestuesit mbajnë duart lart – Zeqiri hyn në komunën e Zubin Potokut (VIDEO)

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur që të hyjë brenda ndërtesës së Komunës së Zubin Potokut.

Ai ka hyrë me asistimin e Policisë së Kosovës të cilës i është dashur që t’i largojë protestuesit me gaz lotsjellës, njofton Klan Kosova.