May 2, 2024
Kosovë

Bëhen bashkë FSK dhe ushtarët ukrainas në Britani

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesë e operacionit INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.

Kapiti në një postim në Twitter shkruan se përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm.

“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar.

Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm…”, shkruan Kapiti.