April 27, 2024
Maqedoni

Sela permend me emër e mbiemër “gjykatësit e BDI-së” (Video)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencës e sotme për shtyp ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim për kontroll të gjyqësorit, përcjell TV21. Sela thotë se BDI ka vendosur disa persona të afërt në disa institucione gjyqësore në vend.

“Ky sistem është kapur në tërësi nga ekzekutivi, e veçanërisht nga BDI. Ndarja e pushteteve nuk vlenë si parim kushtetues në vendin tonë”, tha mes tjerash Sela.

Sela ka akuzuar disa funksionarë dhe ish funksionarë të BDI-së për kapje të sistemit gjyqësorë.

“Kapësit e gjyqësorit kanë emër dhe mbiemër, dhe ata janë Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilent Salihi dhe Agim Nuhiu, të të gjithë ministra të Ali Ahmetit”, deklaroi Sela.