May 14, 2024
Maqedoni

Sela: Nëse më 22 qershor nuk marrim datë për çeljen e negociatave, do të shohim pozicionin tonë në Parlament

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një konferencë për shtyp pranë Kuvendit foli edhe për bllokandën në Kuvend nga ana e VMRO-së. Ai tha se kjo është e drejtë legjitime e çdo partie por ata kanë agjendën e tyre dhe veprojnë si të pavarur. Sela tha se do të presin deri më datë 22 qershor kur dhe të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian, edhe nëse kjo nuk ndodh atëherë ata si parti do të vlerësojnë qëndrimin e tyre në Kuvend.

“Është e drejtë legjitime e një parti politike, Ne kemi agjendën tonë politike ku kemi propozuar disa ligje. Ku dje në seancën e Kuvendit nuk u vendosën në rendin e ditës propozimet tona për lojërat e fatit, por u vendosën pika të tjera që kishin vetëm dy ditë që ishin depozituar.

Bllokimi i Parlamentit po bëhet gjithmonë edhe më i arsyeshëm sepse Kuvendi është shndërruar në makineri vetëm për pushtetin, duke votuar vetëm ligje që u interesojnë atyre.

22 qershori është një datë që të gjithë presin të hapen negociatat, edhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë ne do të shohim se si do të veprojmë. Aleanca është e pavarur vepron për interesat e saja”, tha Sela.