May 12, 2024
Maqedoni

Sela: Nëse dikush kërkon amnisti për Gruevskin, në tryezë të vendosen edhe “Monstra” dhe “Lagjja e trimave”

“Duhet të jesh aktor i këtyre bisedime që të dish çfarë mund të ndodh. ASH nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve. Tani po del se opozita ka ndikuar te presidenti që të amnistojë (Nikolla) Gruevskin”, në emisionin Klik Plus në Tv21.

Kësisoj, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, edhe pse pjesë e Qeverisë hodhi poshtë pretendimet se kjo parti është pjesë e negociatave për kthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sela shtoi se do të ishin të interesuar, ai personalisht dhe subjekti politik që i takon ai për kët; temë, nëse në tryezën e bisedimeve do të vendoseshin edhe lehtësimet e dënimeve për të dënuar të tjerë, siç është rasti “Monstra”, “Lagjja e trimave” dhe “Alfa”.

“Nuk do të ishte mirë për shtetin e së drejtës që të amnistohen vetëm politikanët. Nëse do të hapej kjo, unë do të isha i interesuar për këtë rast nëse në tryezë do të vendosej rasti “Monstra”, “Lagja e trimave” e “Alfa””, tha Sela.