April 29, 2024
Maqedoni

TEC Manastiri do të punësojë 130 punonjës të ri në minierën e qymyrit

TEC Manastir do të punësojë 130 punëtorë të ri në minierën e qymyrit, mëson Alsat. Sipas informacioneve tona, konkursi duhet të publikohet në ditët në vijim.

YouTube video
Ky numër që pritet të punësohet në këtë kompani shtetërore, vjen në kohën kur shteti po përpiqet të blejë qymyr nga jashtë vendit për termocentralin e Manastirit, në mënyrë që të mund të prodhojë më shumë energji elektrike. Ndërkohë TEC Manastir zyrtarisht thotë se për momentin nuk planifikon punësime të reja.

“SH.A EMV, Filiali TEC Manastir nuk ka informacione e as procedurë lidhur me 130 punësimet e reja në këtë kombinat. Numri i përgjithshëm i punonjësve të rregullt në TEC Manastir, përfshirë 10 dhjetorin 2021, është 2399 persona”, njoftojnë nga TEC Manastiri.

Që gjendja në TEC Manastir të jetë më dramatike sa i përket punësimit dhe gërmimit të qymyrit, flet informacioni që e siguroi televizioni Alsat. Në termocentralin e minierës dhe energjetikës gjatë periudhës së verës nuk janë bërë përgatitje për gërmime të qymyrit. Por, nga TEC Manastir thonë se e kanë kryer punën me kohë. Ky kombinat ka tentuar të marrë qymyr që prej tetorit në mënyrë që të funksionojë me kapacitet të plotë, por deri më tani nuk i ka sasitë e nevojshme. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për këtë qëllim ishte në Kosovë, shtet me rezerva të mëdha të qymyrit. Megjithatë, nëse arrihet marrëveshje me ta, dërgesat e para në Manastir do të mbërrinin madje dimrin e ardhshëm.