May 2, 2024
Maqedoni

Sela: Korrupsioni vret…

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela deklaroi se lufta kundër korrupsionit është akti më i lartë sot

“Korrupsioni vret…
Ky fakt i hidhur, fatkeqësisht, u dëshmua pikërisht në vendin tonë.

Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, duhet të kujtojmë të gjithë çmimin që e paguajmë bashkërisht e më së shumti qytetarët e pafajshëm.

Të reflektojmë, të ngrisim zërin dhe të punojmë kundër korrupsionit dhe të korruptuarve! Ky është akti më i lartë patriotik sot”, u shpreh lideri i ASH-së. (INA)