Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, i është drejtuar me një pyetje publike nënkryetares së BDI-së, Arta Bilalli, duke kritikuar atë që e cilëson si mungesë kujdesi ndaj gjuhës shqipe.
“Arta, a e keni seriozisht punën e gjuhës shqipe, apo jo? “Граѓаните”është thjesht lapsus, apo edhe shqipen po e trajtoni kaq pa kujdes?!”, ka shkruar Imeri Stafai.
Ajo pretendon se shqetësimi i BDI-së nuk lidhet me gjuhën shqipe dhe shqiptarët, por me pushtetin dhe Ali Ahmetin.
Në fund të reagimit, deputetja e VLEN-it ka rikujtuar edhe një deklaratë të mëhershme të Arta Bilallit për Ali Ahmetin, duke iu referuar shprehjes: “Nuk i shkoj mbas atij çobani, jam profesor doktor”, për të cilën thotë se pajtohet plotësisht.

