May 16, 2024
Maqedoni

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 10:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, do të shqyrtohet informacioni për statusin e realizimit të aktiviteteve përgatitëse lidhur me projektin për mbylljen e deponive dhe mbeturinave ilegale në rajonin Lindor dhe Verilindor, me propozimi të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë mbledhje e propozoi pikën Informacion lidhur me Propozim të strategjisë për barazi gjinore 2021-2026.