Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej disa ditësh tashmë ndodhet përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa herë pas here ai ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto nga takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Së fundi Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu ka takuar Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche si edhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr, takime këto të zhvilluara si një prej aktiviteteve të kampit republikam në SHBA.

Por ky takim me prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, vjen në një kohë kur vetë kreu demokrat ka probleme me drejtësinë Shqiptare, pasi kujtojmë se ai po hetohet nga SPAK për dy çështje, atë të Kompleksit “Partizani” dhe dosjen e “21 Janarit”.  E gjatë kësaj kohe akuzat e tij ndaj ish-Kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani nuk kanë munguar. Me këtë “lëvizje” të bërë së fundi ndoshta lideri i djathtë ka dashur të “sfidojë” hapur Dumanin dhe SPAK-un, duke pozuar krahë Todd Blanche, Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA.

" "

“Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.”, ka shkruar Berisha krahë fotos së postuar.

sqShqip