Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Lista Studentore fitoi me mbi 615.000 vota dallim, por rezultatet e votimit në Maqedoni tregojnë një pamje tjetër, raporton TV Telma. Në Kumanovë, partia e Aleksandër Vuçiçit, SNS, fitoi 92,41 për qind të votave, përkatësisht 487, përkundër 35 votave për Listën Studentore, transmeton portali Lideri.mk.

Në Shkup, SNS mori 508 vota, ndërsa studentët 165 vota. Megjithatë, mbështetja për partinë e Vuçiçit është ulur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2023, tregojnë të dhënat zyrtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Serbisë./Lideri

sqShqip