Sa është borxhi i jashtëm i RMV-së

Më 30 shtator të këtij viti borxhi neto i jashtëm ishte 3.905 milionë euro. Borxhi neto i jashtëm i vendit, në kuartalin e tretë të vitit 2022, është ulur për 51 milionë euro, apo për 1,3 përqind, thonë nga Banka Populore. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat edhe më tej ka pjesëmarrje më të madhe në borxhin e përgjithshëm neto me 61 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kuartalit të tretë të vitit 2022, pozicioni negativ neto ndërkombëtar është rritur për 79 milionë euro dhe përbën 7,851 milionë euro, që paraqet 56,3 përqidn të BPV të projektuar për vitin 2022”, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.