May 17, 2024
Maqedoni

Anketë: Qytetarët e Maqedonisë e konsiderojnë Serbinë mikun më të madh, Bullgarinë kërcënim kryesor

“EVROTINK”: 49% VLERËSOJNË SE HYRJA NË BE NUK ËSHTË GJË E MIRË

Vetëm 49% e qytetarëve vlerësojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë, kundrejt 34% që nuk kanë mendim të këtillë. Si kërcënim më të madh, qytetarët e shohin Bullgarinë – tregon anketa e “Evrotink”. Anketa është zbatuar nga ana e Agjencisë Brima nga 12 deri më 17 Dhjetor 2022 me 1.005 anketues.

Rritet euroskepticizmi tek qytetarët e RMV-së për hyrjen në BE. Vetëm 49% e qytetarëve vlerësojnë se hyrja në BE është gjë e mirë. 34% nuk e ndajnë këtë mendim. Se RMV-ja asnjëherë nuk do të anëtarësohet në BE, sic njofton KlanM, vlerësojnë 29% e të anketuarve, për dallim nga viti 2021 kur ishin vetëm 17%.

Si kërcënim më i madh shihet Bullgaria, derisa miqtë më të mirë qytetarët i shohin tek Serbia, SHBA-ja, Turqia dhe BE-ja.

Kështu tregojnë rezultatet e anketës Eurometri – hulumtim përmes së cilës “Evrotink” tradicionalisht shqyrton mendimin e qytetarëve për cështje që lidhen me eurointegrimet dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Lidhur me vlerat fundamentale shoqërore, sic njofton KlanM, 61% e të anketuarve vlerësojnë se nuk ka demokraci. Madje 72% e qytetarëve vlerësojnë se RMV-ja po lëviz në drejtim të gabuar.

Lidhur me dilemën nëse RMV-ja në vitin 2023 do ta ndryshojë Kuhstetutën dhe do t`i vazhdojë negociatat me BE-në, sic njofton KlanM, rezultatet tregojnë një garë të ngushtë. Pozitivisht janë përgjigjur 38% e të anketuarve, kurse negativisht 39%.

Edhe këtë vit qytetarët më së shumti I besojnë Armatës së RMV-së me 39%, në vendin e dytë janë institucionet fetare me 32% dhe në vendin e tretë policia me 21%.

Të anketuarit kanë mendim negativ për luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore. 71% e tyre, sic njofton KlanM, vlerësojnë se institucionet në mënyrë të pasuksesshme janë duke e zhvilluar betejën antikorrupsion. /KlanMacedonia/