May 18, 2024
Maqedoni

Ruskoska: Në të kaluarën kam pasur kërcënime dhe presione nga ekzekutivi

Prokurorja e suspenduar, Villma Ruskoska sot deklaroi se në të kaluarën ka pasur kërcënime dhe presione nga pushteti ekzekutiv, përcjell TV21. E pyetur se pse nuk i ka raportuar të njëjtat në Këshillin e Prokurorëve, Ruskoksa tha se nuk e ka parë si të arsyeshme.

“Për tani nuk e di a ka, por në të kaluarën ka pasur, sidomos kundrejt meje, kërcënime dhe presione. A mund të thoni nga kush? Jo, jo nuk mundem të them. Siç shihet, me qenë se jam e suspenduar, nuk i kam kushtuar vëmendje”, tha mes tjerash Ruskoska.