May 12, 2024
Maqedoni

Gjobiten 232 vozitës në Shkup, 86 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.06.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar 232 shkelje të rregullave në trafik, prej të cilave 86 për tejkalim të shpejtësisë, 19 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve dhe 5 gjoba për vozitësit fillestar. Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 17 gjoba për ngasje të makinës nën ndikimin e alkoolit, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 34 për parkim të parregullt.