May 15, 2024
Maqedoni

Ndryshimet në Kodin Penal/Gashi pyet nëse ka pasur takim mes Ahmetit, Bexhetit dhe Mijallkovit në Saraj?

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka komentuar ndryshimet në Kodin Penal, të votuara nga pushteti dhe VMRO-ja opozitare. Gashi nëpërmjet këtij shkrimi shtron pyetjen nëse ka pasur takim të fshehtë në Komunën e Sarajit mes Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit dhe Sasho Mijallkovit dhe cili është roli i këtij të fundit për ndryshimet e Kodit Penal.

“Kur jemi te takimet për ndryshimet e Kodit Penal, e kam edhe një pyetje: A ka pasur takim të fshehtë në Komunën e Sarajit mes Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit dhe Sasho Mijallkovit për dakordimin e ndryshimeve të Kodit Penal?! Cili është roli i Mijallkovit në këto ndryshime?! Presim përgjigje.”- shkruan Gashi.