May 16, 2024
Maqedoni

Rrokulliset vetura e policisë në Shkup, tre policë të lënduar

Mëngjesin e sotëm një veturë e policisë është aksidentuar në Karposh të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërsa jozyrtarisht për arsye të panjohura shoferi i makinës ka humbur kontrollin e makinës, e cila është rokullisur dhe ka përfunduar në trotuar.

Sipas informatave të para në aksident janë lënduar tre zyrtarë të policisë, të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit.