May 17, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 13 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.404 teste të kryera janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se është shëruar 1 pacient, transmeton Alsat. Ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.783 raste, prej të cilëve 150.124 janë shëruar, kurse 5.487 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 172 raste aktive me virusin korona.