Rrënohet hoteli “Jezero” në Ujman: Policia dhe “Ibër-Lepenci” ndërhyjnë për lirimin e pronës publike, shfrytëzuesi serb shpërthen në lot

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku kanë rrethuar me shirit sigurie dhe kanë nisur rrënimin e motelit “Jezero”, i cili ka funksionuar si hotel në pronë publike të uzurpuar.
Aksioni i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës shënoi një hap tjetër në vendosjen e ligjshmërisë dhe kthimit nën kontroll të pronave publike në këtë zonë strategjike. Gjatë zhvillimit të operacionit dhe marrjes së kontrollit nga shteti, pronari serb që ka shfrytëzuar objektin si hotel është parë i përlotur pas humbjes së kontrollit mbi hapësirën që mbante për vite me radhë.
Institucionet kompetente kanë theksuar se aksionet për lirimin dhe mbrojtjen e pronave publike nga uzurpimet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.(INA)

sqShqip