Një shekull jetë, një shekull kujtime. Ky është Osman Bajrami nga fshati Sllupcan i komunës së Likovës, i cili ka kaluar një epokë të tërë, duke përjetuar ndryshime të mëdha historike e shoqërore.

Në një rrëfim për Open-TV, ai na tregon për fëmijërinë e tij, e cila ka qenë e mbushur me vuajtje, vështirësi dhe sakrifica të mëdha.

Haxhi Osman Bajrami kujton se si shteti komunist ua merrte prodhimet bujqësore dhe u linte ushqim vetëm sa për të mbijetuar.
Ai flet edhe për vuajtjet dhe vështirësitë që përjetoi gjatë shërbimit ushtarak në periudhën komuniste në Kotor të Malit të Zi, duke kujtuar padrejtësitë, presionet dhe sakrificat me të cilat u përballën shumë të rinj shqiptarë të asaj kohe.

Haxhi Osman Bajrami gjithashtu ndalet te kohërat e turbullta të komunizmit. Ai kujton se si në Sllupçan të komunës së Likovës autoritetet kishin kërkuar që gratë të hiqnin ferexhenë, por banorët e fshatit nuk e kishin pranuar këtë kërkesë dhe kishin kundërshtuar zbatimin e saj.

Haxhi Osman Bajrami është baba i dy djemve dhe një vajze, të cilët i ka rritur dhe i ka bërë të zotë të vetvetës. Nuredini, djali i tij i madh, i cili jeton dhe vepron në Vels të Austrisë, tregon se babai i tij ka qenë një punëtor i palodhur, duke sakrifikuar për ta dhe familjen e gjerë:

Ai thotë se kohëve të fundit ka pasur disa probleme më të pamurit dhe dëgjimin, por falë mjekëve është në gjendje të mirë shëndetësore:

Vajza e vetme e haxhi Osman Bajramit, Mividetja thotë se është krenare me babain e saj, pasi gjatë tërë jetër i ka eduakuar për të bërë vepra të mira. Ajo zbulon edhe sekretin e jetëgjatësisë, duke theksuar se prindi i tyre më shumë konsumon produkte të bulmetit, ndërsa tregon se si kalon një ditë e tij.

Një shekull histori nuk matet vetëm me vite, por me jetë të jetuara, me ndryshime të thella dhe me kujtime që mbeten të gdhendura në breza.

Kjo është jeta e Haxhi Osman Bajramit nga Sllupcani i komunës së Likovës, një dëshmitar i gjallë i një epoke të gjatë transformimesh.

Edhe sot ai mbetet një simbol i qëndrueshmërisë dhe përvojës, duke ruajtur në vetvete rrëfime dhe kujtime që rrallëherë i mbijeton koha.

 

sqShqip