Roma nis negociatat për zgjatjen e kontratës së Mourinhos
Roma ka nisur bisedimet me trajnerin Jose Mourinho, për zgjatjen e kontratës aktuale e cila skadon në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave italiane, ka pak mospajtime pasi Mourinho dëshiron një marrëveshje dyvjeçare në mes interesimit nga Newcastle United.
Ndërkohë, Roma për momentin është e gatshme t’ia ofrojë vetëm një ujdi njëvjeçare.
Aktualisht, Roma është në vendin e katërt në tabelën e Serie A, me 25 pikë të grumbulluara.
Sipas raportimeve, dy palët janë të hapura për një marrëveshje të re, me Romën që është e gatshme t’ia ofrojë 7.5 milionë euro pagë vjetore.
Negociatat do të vazhdojnë në javët në vijim dhe mund të dështojnë vetëm nëse ndonjë klub tjetër troket në derën e Mourinhos.
Mediat italiane raportojnë se Real Madridi dhe Newcastle janë dy klube që janë duke u interesuar për trajnerin portugez.