May 9, 2024
Sport

Levandovski: Kërkojmë gjysmëfinalen, japim maksimumin ndaj PSZH-së

Robert Levandovski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSZH-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona. Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve,”, u shpreh sulmuesi polak i skuadrës katalanase.

Levandovski po luan sezonin e dytë me Barcelonën, skuadër me të cilën numëron 19 gola dhe 7 asiste gjatë këtij sezoni. Nëse ia del përballë kampionëve të Francës, skuadra e Çavit do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Atletiko Madrid-Borusia Dortmund.