May 16, 2024
Maqedoni

Rikonstruohet objekti i stacionit policor në Karposh

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski së bashku me Zëvendës drejtorin e BSP-së Arif Asanin sot vizituan objektin e 71-të të rikonstruktuar të MPB-së – NjPB-Karposh, ku së bashku me një pjesë të menaxhmentit dhe kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski realizuan vizitë në godinën e rinovuar në përbërje të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.

Procesi i rinovimit është në kuadër të përmirësimit drastik të kapaciteteve materialo-teknike dhe infrastrukturore të kushteve për punë për nënpunësit policorë në njësitet policore dhe Sektorëve nëpër tërë teritorin e shtetit.