May 28, 2024
Maqedoni

Arrestohet personi nga Saraji, dërgohet në burg

Më 19.09.2023, në ora 16:00 në fshatin Lubin, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga ekipi operativ i kërkimit në Shkup, kanë arrestuar personin N.I.(36) nga Shkupi.
Ai kërkohej me fletarrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vjetësh për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” nga neni 131 i Kodit Penal.
Personi është dërguar në burg për vuajtje të dënimit.