May 9, 2024
Rajon - Botë

Avioni i linjës Beograd-Moskë kthehet prapa pas raportimit për bombë

Avioni i linjës Beograd-Moskë kthehet prapa pas raportimit për bombë
Një aeroplan i AirSerbia i linjës Beograd-Serbi është kthyer prapa për në Beograd pas raportimve për bombë në aeroplan.

“Sipas Flightaradar, është një aeroplan nga AirSerbia që u nis nga Beogradi pak para orës dy të pasdites e që pritej të arrinte në Moskë në ora 19:00”, thuhet në artikullin e mediumit kroat, 24sata.

“Siç mund të shihet nga harta, aeroplani u nis nga veriperëndimi i Beogradit, bëri një rreth dhe pastaj u kthye sërish në aeroport”.

Mediumi vijon të shkruajë se pas gjysmë ore, aeroplani u kthye në Beograd. Aeroplani, sipas tyre, kishte në total 209 pasagjerë dhe anëtarë të ekipit të cilët qenë evakuuar dhe tash po hetohet nga Njësia Speciale Anti-terroriste me Qenë. Tjerat fluturime dhe aterime nga aeroporti “Nikola Tesla” u bënë sipas orarit të fluturimit.

“Linja kombëtare ajrore serbe është e vetmja që po fluturon nga Beogradi në Moskë pas sanksioneve që i ngriti Perëndimi ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës”.

“Serbia e ka përkrahur rezolutën e Kombeve të Bashkuara që e dënon ofensivën e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk iu bashkua Perëndimit me sanksione ndaj këtij shteti duke e justifikuar këtë pozicionim si mbrojtje interesash ekonomike të vendit”.