May 5, 2024
Maqedoni

Rijat Shaqiri konfirmohet i dyti në listën e VLEN në njësinë 2

Rijat Shaqiri nga Hotla e komunës së Likovës është konfirmuar në Kuvendin e ASH si kandidat për deputet i radhitur i dyti në listën e VLEN në njësinë e dytë zgjedhore pas Afrim Gashit.

Shaqiri ka një përvojë të gjatë në doganat e Maqedonisë, në cilësinë e një zyrtari të lartë. Ai është djali i Hysni Shaqirit, veprimtarit të njohur shqiptar të kësaj treve.(INA)