May 15, 2024
Maqedoni

Prej sot është shtrenjtuar parkimi në Aeroportin e Shkupit

Prej sot 1 janar parkimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të jetë më i shtrenjtë.

Siç është njoftuar në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, për 1 orë parkim kanë mbetur të njëjtat çmime prej 100 denarë, po ashtu 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orë.

Ndërsa, rritja e çmimit për 50 denarë është për parkim në aeroport për më shumë se tre orë, gjegjësisht nga 250 në 300 denarë, 400 denarë për 4 deri 6 orë, 500 denarë për 6 deri 8 orë, dhe 1.000 denarë për 8 deri 24 orë .

Parkimi nga 3 deri në 5 ditë parkimi do të kushtojë 3.500 denarë, nga 5 deri në 7 ditë 4.500 denarë, ndërsa për çdo ditë pasuese do të paguhen 400 denarë.

Para ndërtesës së terminalit ende do të jetë parkimi falas prej 10 minutash, ku është e mundur një ndalesë e shkurtër për dërgimin dhe pritjen e pasagjerëve.

Nëse automjeti mbahet më shumë se 10 minuta paguhet biletë prej 500 denarë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë 1200 vende të caktuara për parkim për vetura dhe gjashtë vende për autobus. Janë gjithsej 20 vende parkimi për personat me aftësi të kufizuara, ku përdorimi i parkingut është falas brenda 24 orëve. Pagesa për shërbimet e parkimit bëhet përmes makinerive automatike.