Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha ka thënë se pozicioni i VLEN-it me riformatimin e qeverisë, do të jetë shumë më i mirë se ai që ka qenë.

Tha se janë në fazën përfundimtare të mbylljes së kësaj marrëveshje dhe se si partner qeveritar do udhëheqin 6 ministri me resorë të caktuar. Kasami shton se çfarëdo që të bëjnë, opozita detyrën e ka të kritikojë.

“Jemi në fazën përfundimtare të mbylljes së kësaj marrëveshje, në një situatë të tillë VLEN po përforcon pozitat e saj në qeveri, sepse po merr tanimë 6 ministri me resorë të caktuar. Poashtu dua theksoj se në këtë kombinatorikë po bisedohet dhe është në tryezë edhe Ministria e Kulturës, kërkuam që kjo ministri të udhëhiqet nga kuadër i VLEN-it. Dua të theksoj edhe me këtë dikaster që kemi udhëhequr dhe atyre pas rikonstruimit jemi shumë më mirë me pozicion se në shumë momente që ka drejtuar BDI për 20 vite”, ka thënë Kasami.

Për më tepër, shton ai këto janë dikastere që në mënyrë të drejtpërdrejtë, prekin të drejtat dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve.

sqShqip